FUSHË KOSOVA 1-2 ULPIANA

Ulpiana triumfon në momentet e fundit!
9 September, 2022 @20:19
Skuadra e Ulpianës ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir i Fushë Kosovës në Ekrem Grajçevci sot, derisa pas pjesës së parë me avantazh të vendasve, me anë të golave në fund të ndeshjes nga Ademi dhe Xhigoli, lipjanasit kanë marrë gjahun e plotë në ndeshje, Fushë Kosova 1-2 Ulpiana [n.n. 37 - Eni Ademi 87, Jakub Xhigoli 90].
Një fitore e madhe e trajnerit Emin Bajrami dhe nxënësve të tij, derisa Fushë Kosova mbeti e befasuar me fishkëllimën e fundit të referit, pasi që vetëm 4 minuta para fundit të ndeshjes ishin në epërsi!
E pas përfundimit të ndeshjes, Ulpiana festoi me të madhe duke triumfuar, për të shënuar fitoren e dytë sezonale. Fushë Kosova në anën tjetër pësoi për herë të parë këtë stinor.
Xhiron që vjen, Fushë Kosova udhëton drejt Prishtinës për tu ndeshur me Ramiz Sadikun, ndërsa Ulpiana pret një ekip tjetër prishtinas, 2 Korrikun.