Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RILINDJA 1974

Valdet Shoshit nuk i zhbëhet dënimi nga KA

Valdet Shoshit nuk i zhbëhet dënimi nga KA


28 October, 2022 @14:23

Kryetrajnerit të regjistruar të Rilindjes 1974, Valdet Shoshi, nuk i është ulur as dënimi për të cilin Komisioni Disiplinor e kishte suspenduar. Sipas Vendimit të Komisionit për Ankesa në FFK, shkalla e dytë, është vërtetuar dënimi i KD-së i datës 11 tetor, ndërsa më poshtë mund të lexoni edhe arsyetimin e dhënë nga KA-ja.

VENDIMKomisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 28.10.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit Disiplonor –shkalla e parë datë 11.10.2022. Vërtetohet:

ARSYETIM — Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të ofruara mori këtë vendim duke bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.

Komisoni i Ankesave-Shkalla e dytë ka administuar provat dhe pretendimet e palës dhe konstaton se Komisioni Disiplinor-shkalla e parë ka marrë vendim të drejtë dhe konform normatives së Rregullores së Garave 2022/23, pretendimet e palës ankuese janë skajshmërisht rrethanore lidhur me rastin dhe si të tilla nuk arsyetojnë veprimet e ankuesit i cili ka bërë shkelje në funksionin e tij duke e udhëhequr skuadrën me licesë të skaduar.

Në këtë rast vërtetohet se i apostrofuari me vetëdije ka mashtruar dhe ka sjellur në lajthitje organet e FFK-së, të përdorur të dhëna të rrejshme dhe jo të plota për dispozitat mbi punën profesionale – pedagogjike.”


 
Të gjitha lajmet nga