Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Valdrin Haxhiu: Do të mundohemi për maksimumin

Valdrin Haxhiu: Do të mundohemi për maksimumin


21 October, 2020 @15:35

Njëri ndër basketbollistët që gjithnjë ka qenë pjesë e Trepçës, Valdrin Haxhiu, në një prononcim të tijin dhënë FBK-së, ka bërë të ditur se ekipi i tij do të synojë të shkojë sa më lartë në kuadër të Superkupës.

“Ne përgatitjet i kemi filluar që në dritën e parë që kanë dhënë dritën e gjelbër organet përkatëse. Sigurisht se tri javë nuk janë të mjaftueshme, mirëpo do të mundohemi të marrim maksimumin e mundshëm për këtë kohë. Tash na pret ndeshja e Superkupës kundër Rahovecit dhe fillimi i kampionatit. Besoj që jemi të përgatitur për tu bërë ballë sfidave, njëkohësisht besoj shumë edhe në ngritje të paraqitjeve në vazhdim”, deklaroi Haxhiu për faqen zyrtare të FBK-së.

ORARI dhe NDESHJET

Fituesi i duelit Rahoveci-Trepça në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e përballjes Sigal Prishtina-Vëllaznimi.

Përballja Rahoveci-Trepça zhvillohet sot prej orës 17:00 në Shani Nushi të Gjakovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga