SUPERLIGA TURKE

Valencia shpëton pikën e Fenerbahçes
4 March, 2021 @19:20
Fenerbahçe ka barazuar 1-1 me Antalyasporin, në kuadër të xhiros 27 në Superligën Turke.
Antalyaspori kaloi në epërsi në minutën e 12’, kur Fredy e shfrytëzoi gabimin e mbrojtësit të Fenerit, Tisserand.
Fenerbahçe e barazoi rezultatin në minutën e 83’ me Enner Valencian dhe e rrëmbeu pikën e vlefshme, ngase e ngushtoi dallimin në dy pikë me liderin aktual Galatasaray.
Me 55 pikë, Fenerbahçe gjendet në pozitën e tretë, kurse Galatasarayi dhe Besiktasi i kanë nga 57 pikë. Besiktasi ka një ndeshje më pak.