Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFAQËSUESJA

Toma e Domgjoni mbajnë të hapur mundësinë për Kosovën

Toma e Domgjoni mbajnë të hapur mundësinë për Kosovën


4 March, 2021 @17:46

Ditëve të fundit emrat e Bastien Tomës dhe Toni Domgjonit janë përmendur shpesh nga mediet vendore, ku thuhej se ata tashmë kanë zgjedhur Zvicrën para Kosovës.

Këto pretendime i kanë hedhur poshtë vetë Toni Domgjoni dhe babai i Bastien Tomës, Pjetri, të cilët janë kontaktuar nga Klan Kosova.

Toni Domgjoni dhe babi i Bastien Tomës, kanë thënë se nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me atë se çfarë është shkruar në medie këto ditë dhe se futbollistët nuk kanë dhënë akoma as përgjigje pozitive e as negative në FFK për ta përfaqësuar Kosovën, shkruan ky medium.

Sipas të gjitha gjasave, Toma dhe Domgjoni do të vazhdojnë të luajnë për Zvicrën U21 edhe në Kampionatin Evropian që mbahet gjatë verës dhe më pas do të vendosin nëse do të luajnë për ekipin e parë të Kosovës apo atë të Zvicrës.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova