PREMIER LEAGUE

Foto:Google
Alisson rikthehet kundër Chelsea
4 March, 2021 @18:21
Portjeri Alisson Becker pritet të rikthehet në formacion për ndeshjen kundër Chelsea e cila zhvillohet sot (21:15).
Braziliani ishte jashtë për ndeshjen e fundit të Liverpool me Sheffield United pas vdekjes tragjike të babit të tij.
Mediat angleze njoftuan se babai i Alisson ishte mbytur duke notuar në një nga liqenet në Brazil.
Kjo ishte arsyeja që ai ishte jashtë për ndeshjen e së dielës.
Kundër ekipit të Tuchel ai pritet të jetë pjesë e formacionit, gjithashtu për ekipin e Klopp rikthehen edhe Fabinho dhe Diogo Jota që kanë qenë të lënduar.