Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BREST 1-1 REIMS

Valon Berisha i kthehet ekipit, paraqitet në barazim

Valon Berisha me top/ Pamje nga ndeshjet e kaluara të Reimsit/ Foto: reims/tw

Valon Berisha i kthehet ekipit, paraqitet në barazim


17 October, 2021 @17:04

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, që pësoi një lëndim në përballjen e Reimsit para ndeshjeve të kombëtareve dhe mungoi në duelet e Kosovës të këtij muaji, i është kthyer sot fushave.

Ai ka qenë zëvendësues dhe ka luajtur 15-minutat e fundit të ndeshjes Brest 1-1 Reims. Valoni zëvendësoi francezin Ilan Kebbal në këtë ndeshje, derisa ekipi i Reimsit mori epërsinë në minutën e 12 të ndeshjes, për të pësuar gol një minutë para se të hyjë Valoni në fushë, për t’u ndarë pikët në fund.

Përndryshe, Reims nuk është në formën e mirë dhe në katër ndeshjet e fundit të Ligue 1 ka pësuar tri herë.


 
Të gjitha lajmet nga