Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN 3-2 VERONA

Super Milan fiton me përmbysje të madhe

Super Milan fiton me përmbysje të madhe


16 October, 2021 @22:53

Milan ka kompletuar një rikthim të madh duke arritur që prej 0-2 brenda 24 minutave të pjesës së dytë të fitojë ndeshjen 3-2 [Giroud 59, Kessie 76p., Gunter ag.78 - Caprari 7, Barak 24p.]

Me fitore, Milan ka mbetur ndër dy ekipet e pamposhtura në Serie A edhe pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa me këtë fitore ka dalë përkohësisht edhe në krye të klasifikimit, duke e lënë pas Napolin që luan nesër.

Milan ka 22 pikë, Napoli ka 21 dhe një ndeshje më pak.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A