KBF BASHKIMI

Vazhdojnë largimet te KBF Bashkimi
1 December, 2021 @22:41
Skuadra nënkampione në Ligën e Femrave, KBF Bashkimi, po vazhdon me largime.
Pas Takyra Gilbert, Janea Barnes dhe Chervelle Cox, kësaj radhe e liroi edhe trajneri turk Tolga Esenci.
Me marrëveshje të dyanshme është liruar trajneri Esenci, derisa u larguan të gjitha përforcimet që janë bërë gjatë verës.
KBF Bashkimi pritet shumë shpejtë ta emërojë trajnerin e ri të skuadrës, derisa nesër do të përballet me Tiranën në kuadër të xhiros së dytë në Ligën Unike.