Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI JETIK!

Vëllaznimi e Ponte Prizreni, para ndeshjes vendimtare sot

Pamje nga ndeshja Vëllaznimi - Ponte Prizreni, gjatë dhjetorit/ Foto: KBVëllaznimi/ fb

Vëllaznimi e Ponte Prizreni, para ndeshjes vendimtare sot


25 March, 2023 @1:44

Pos përcaktimit të treshes së parë në renditjen tabelare të Superligës, përgjatë stinorit të rregullt ka mbetur edhe një luftë e madhe. Cila do të jetë skuadra e fundit që do ta sigurojë PlayOffin dhe cila do të jetë skuadra që do të luftojë për mbijetesë përmes PlayOutit!

E për këto pozita, të gjashtën dhe të shtatën në renditjen përfundimtare të stinorit të rregullt, do të vendos dueli i sotëm direkt mes Ponte Prizrenit (8-18) dhe Vëllaznimit (8-18). Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe dy xhiro, ndërsa skuadrat në fjalë sot luajnë duelet e tyre të parafundit mes veti, para se Vëllaznimi ta mbyllë stinorin ndaj Trepçës në Mitrovicë, ndërsa Prizreni ndaj Prishtinës si vendas.

Në duele të direkta, Vëllaznimi ka fituar tri herë në përballjet e stinorit të rregullt Ponte Prizrenin. Por këto fitore do të vlenin për gjakovarët nëse përfundojnë stinorin me pikë të njëjta sikurse prizrenasit. E kjo, ka pak gjasa të ndodhë, pasi që në duelin e sotëm që nis prej 17:00 në Shani Nushi, njëra skuadër do të fitojë dhe do ta bëj bilansin 9-18, ndërsa ajo që humb do të bëhet me 8-19.

Vellaznimi vs. Ponte Prizreni

Mobilizim i plotë te të dyja skuadrat është parë këto ditët e fundit, ndërsa si Josip Plantak i kuqezinjëve të Gjakovës, ashtu edhe Edin Kërveshi i bardhezinjëve të Prizrenit presin që lojtarët në dispozicion të japin edhe atomin e fundit në luftën sa për PlayOff, aq edhe për ikje nga PlayOuti.

Asnjëra nga skuadrat së fundi nuk ka raportuar për ndonjë mungesë të theksuar, qoftë për lëndim ose për sëmundje, prandaj pritet që nesër dueli të jetë “luftë e plotë” sa i përket forcave të lojtarëve në parket.

Derisa Vëllaznimi tre ditë më parë ka bërë të ditur se hyrja në ndeshje do të jetë pa pagesë, ashtu që të mblidhen sa më shumë publik në Shani Nushi për t’i dhënë krah ekipit, Prizreni nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me udhëtim, pos pas fitores ndaj Rahovecit në xhiron e fundit, kur u shkrua se javën që vjen do të takohen me Vëllaznimin.

Derisa fituesi i kësaj ndeshjeje me gjasë të madhe shpëton stinorin dhe siguron PlayOffin, humbësi pritet që të luajë PlayOut për mbijetesë ku do ta pret humbësi i duelit të finales së PlayOffit të Ligës së Parë, Istogu - Bora.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga