Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vëllaznimi fillon përgatitjet nën drejtimin e Visokës

Fotot: KFVellaznimi/ fb

Vëllaznimi fillon përgatitjet nën drejtimin e Visokës


5 July, 2023 @22:02

Vëllaznimi i Gjakovës, që ka shpëtuar stinorin në Ligë të Parë - Grupi A, duke bërë fuzionim me ekipin KF Drenasi, ka nisur përgatitjet për stinorin 2023/24 të garave. Borozani.com

Vellaznimi

Derisa FFK ka bërë të ditur se stinori i ri në Ligë të Parë do të nis më 19 gusht 2023, gjakovarët nën drejtimin e trajnerit prishtinas Megzon Visoka dhe ndihmësve Valbon Latifi, Egzon Nezaj dhe Taulant Morina, kanë nisur të djersiten në fushën e tyre për tu përgatitur sa më mirë për stinorin që vjen.

Vellaznimi

Ndër të tjera, KF Vëllaznimi ka bërë të ditur se në ditët në vijim ekipi do të njoftojë edhe zyrtarisht për të gjithë lojtarët që kanë vazhduar kontratat me klubin si dhe për afrimet e reja.◼️


 
Të gjitha lajmet nga