Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Vëllaznimi me përforcime shpresëdhënëse për stinorin 2025/26

Foto: KFVellaznimi/ fb

Vëllaznimi me përforcime shpresëdhënëse për stinorin 2025/26


14 July, 2025 @14:08

Ekipi i Gjakovës që garon në Ligë të Parë të Kosovës, Vëllaznimi, është shumë afër zyrtarizimit të një numri të konsiderueshëm të lojtarëve me përvojë, që pritet ta mbajnë fanellën kuqezi për edicionin e ardhshëm të garave.

TopSporti.com ka kuptuar se Vëllaznimi është pranë marrëveshjes me lojtarë si Amrush Bujupi, Edmond Likaj, Altin Sylejmani, Petrit Terziu, Dardan Jashari e Drin Ymeri, dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tyre.

Burime nga klubi gjakovar kanë bërë të ditur se lojtarët në fjalë, janë shumë afër nënshkrimit dhe ekipi i Vëllaznimit që do të vazhdojë të drejtohet nga Xhengis Rexhepi pritet të jetë konkurrues në Ligë të Parë, në luftë për Superligë.

Vëllaznimi në stinorin e kaluar kishte nisur mirë stinorin, por në pjesën e dytë të saj nuk arriti rezultatet e duhura për të vazhduar luftën për Superligë, duke përfunduar në pozitë të katërt në Ligë të Parë - Grupi A.

Prej stinorit 2025/26, Liga e Parë do të jetë e përbashkët dhe nuk do të jetë e ndarë në grupe, ndërsa Vëllaznimi në garën me 17 ekipe tjera, do të shpresojë në stinor të suksesshëm për të kërkuar Superligën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë