VËLLAZNIMI 2-1 DRENASI

Festa pas fitores së sotme të Vëllaznimit/ Foto: KFVëllaznimi/fb
Vëllaznimi ngritet, Drenasi rrezikon mbijetesën
10 April, 2022 @16:19
Pas dy humbjeve radhazi, Vëllaznimi ka shënuar dy fitore radhazi në kuadër të Ligës së Parë Grupi A, ndësa kuqezinjtë me këtë fitore janë ngritur në pozitën e katërt të renditjes tabelare.
Ekipi i drejtuar nga Genc Tamniku ka arritur të mposht Drenasin sot, duke e fituar duelin me rezultat 2-1 [Donati Toma 24, Alush Gavazaj 42 - Erblind Mulaj 31].
Vëllaznimi ka ardhur në avantazh në këtë ndeshjes përmes shkodranit Donati Toma, ndërsa fitoren e nxorri ish-lojtari i disa skuadrave të Superligës, Alush Gavazaj.
Drenasi në anën tjetër do të duhet të ketë kujdes mjaft në përballjet e ardhshme, pasi që secili gabim mund t’i kushtojë me rënie nga Liga e Parë, derisa Besa ka vetëm dy pikë më pak dhe po pret momentin për të dalë nga fundi i renditjes.