ALBAN VESELI
Veseli: Kemi edhe 2 gara para vetes
19 February, 2017 @22:40
Basketbollisti kryesor nga forcat vendore i Pejës, Alban Veseli, pas ndeshjes ka thënë se nuk ka vend për dëshpërim për ‘Shqiponjat’.
“Falemnderit Shqiponjave për përkrahjen, s’ka vend për dëshpërim, kemi edhe dy gara para vetes. Një natë si kjo e vërejme dashurinë e sinqertë për ekipin, klubin, qytetin,” - ka shkruar Veseli në Facebook.
Alban Veseli ka qenë ndër më të dalluarit te Peja në finalen e humbur. Ai shënoi 11 pikë, 5 kërcime e 1 asistim në finalen e Kupës.