Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE ISH-KAMPIONI E MBYLL ME TRANSFERE!

Vincent Cole - përforcimi i fundit i Yllit për këtë stinor!

Foto: UEBCividale/ fb

Vincent Cole - përforcimi i fundit i Yllit për këtë stinor!


1 March, 2024 @8:34

Disa ditë pas Aaron Jonesit, Ylli luajti edhe letrën e fundit para ciklit të fundit të ndeshjeve të stinorit të rregullt në Superligë dhe playoffit.

Ekipi suharekas, dy herë kampion i Kosovës, ka zyrtarizuar basketbollistin amerikan Vincent Cole. Basketbollisti është i gjatë 198 centimetra ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit italian Cividale që luan në Serie A-2.

Vince Cole @ Ylli

Para kësaj, ai ka luajtu në ekipin Yoast United të Holandës. Sa i përket statistikave, Vince Cole 25 vjeçar te Gesteco Cividale në kampionat ka luajtur me mesatare prej 25.3 minutash për ndeshje, 11.3 pikë për ndeshje, 4 kërcime për ndeshje dhe 0.8 asistime për ndeshje.

Ylli që mori trajner Petar Mijovicin së fundi dhe pritet të hyjë në playoff nga çerekfinalja. Me përforcimet e bëra së fundi, Ylli tash e tutje mund të befasojë secilin ekip, natyrisht nëse lojtarët e ardhur hynë shpejt “në kallëp” të ekipit.

Edhe United Eagles Basketball Cividale që zotëron ngjyrat e ngjajshme me ato të Yllit, verdhekaltër ka përshëndetur Cole-in duke bërë të ditur ndarjen me ekipin, e ka falenderuar për profesionalizmin në karrierë dhe i dëshiruar suksese më tej.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga