SASSUOLO 0-1 TORINO

Foto: torinofc.it
Vojvoda 13-minuta në fitoren e dytë të Torinos
17 September, 2021 @23:35
Futbollisti i rregullt i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është futur në lojë në 13 minutat e fundit të ndeshjes nga trajneri kroat i Torinos, Ivan Juric, për të qenë pjesë e fitores së dytë të ekipit këtë stinor.
Bashkë me Vojvodën, u inkuadrua edhe sulmuesi kroat Marko Pjaca që shënoi golin e fitores 6-minuta pas inkuadrimit, derisa Torino mposhti Sassuolon si mysafir 0-1 [Pjaca 83].
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka qenë në bankën rezervë te Torinoja përgjatë ndeshjes, ku aktualisht gardian i parë është serbi Vanja Savic.
Torino pas katër xhirove ka dy fitore e dy humbje në Serie A.