BULLS vs CAVS
Wade nuk mëshiron shokun James
3 December, 2016 @9:14
Në përballjen e dy shokëve të ngushtë, Dwyane Wade dhe LeBron James, fitues doli Wade me skuadrën e tij Chicago Bulls duke e mposhtur Clevelandin me rezultat 111-105.
Jimmy Butler ishte koshashënuesi më i mirë te demat me 26 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Dwyane Wade me 24 pikë dhe nga Rajon Rondo i cili luajti me triple-double (15 pikë, 12 asistime e 11 kërcime).
Në anën tjetër te Cleveland, ishin në dispozicion vetëm 8 lojtarë, derisa LeBron Jamesi u dallua me 27 pikë e 13 asistime.
Kjo ishte humbja e pestë e stinorit për Cleveland dhe kryeson Konferencën Lindore me 13 fitore, ndërsa Chicago ka bilanc prej 11 fitoreve e 7 humbjeve deri më tani.