Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUNDI DRAMATIK

Warriors 15/16 apo Bulls 95/96?

Foto: nba.com

Warriors 15/16 apo Bulls 95/96?


6 April, 2016 @9:59

Humbja befasuese e sotshme që Golden State Warriors e pësoi nga Minnesota Timberwolves, ka bërë që të dyshohet në mundësinë se a do të mund që kampioni aktual i NBA-së të thyejë rekordin e Chicago Bullsit të dikurshëm.

Bullsat e stinorit 1995/96 kanë përfunduar stinorin e rregullt me bilanc 72-10.

Warriors aktualisht ka bilancin 69-9, 4 ndeshje pa përfunduar stinori.

Mirëpo, tre humbje brenda 4 ndeshjeve të fundit si dhe duelet e vështira në takimet e mbetura kanë bërë që së paku adhuruesit e Chicagos të buzëqeshin pak para fundit të stinorit.

Warriors në katër ndeshjet e fundit do të ndeshet dy herë me ekipin më të mirë pas tyre këtë stinor, San Antonio Spurs, që së fundi i mposhti në duelin e fundit mes vete.

Shikoni mëposhtë ndeshjet e mbetura të Warriorsit në tabelën e krahasimeve me përfundimin e stinorit nga Chicago Bullsi i dy dekadave më parë me Michael Jordanin legjendar.

Krahasimi

A do të munden ta thyejnë apo jo?!


 
Të gjitha lajmet nga NBA