PENZA (F) - VËLLAZNIMI (F)
Whitsitt me rekord personal, Penza fiton lehtë
22 January, 2022 @22:00
Kampionja aktuale e Ligës së Femrave, Penza, e mposhti lehtë Vëllaznimin me rezultat 104-54.
Nga minuta e parë e deri në fund, Penza nuk e lëshoi epërsinë dhe e regjistroi fitoren e 10 të stinorit.
Cheal Rael Whitsitt në këtë ndeshje luajti me rekord personal. Ajo shënoi 42 pikë që ishte shifra më e lartë e stinorit për basketbollisten amerikane.
Te Vëllaznimi u dallua Kendra Williams me 33 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Penza me 10 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Vëllaznimi me 3 fitore e 9 humbje në pozitën e parafundit.
Në xhiron tjetër Penza takohet me Bashkimin, kurse Vëllaznimi me Prishtinën.