NGA NDESHJA YLLI-BASHKIMI
Ylli gjobitet nga FBK-ja
16 February, 2017 @16:10
Federata e Basketbollit e Kosovës ka gjobitur skuadrën e Yllit.
Gjoba ka ardhur si rrjedhojë e hudhjes së gjësendeve në parket nga shikuesit gjatë ndeshjes kundër Bashkimit në Superligë më 11 shkurt, me ç‘rast skuadra e Yllit është detyruar të paguajë 300 euro në xhirollogarinë e FBK-së.
Nga kjo ndeshje janë gjobitur edhe kryetrajneri i Bashkimit, Dragan Radovic dhe basketbollisti i kësaj skuadre, Gazmend Sinani, për shkak të gabimeve teknike.
Radovic është dënuar me 150 euro si gabim i përsëritur, kurse Sinani është dënuar me 50 euro.