Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Ylli i Rahovecit, zyrtarizohet te Prishtina

Jalen Miller Blesa, me fanellë të Rahovecit, gjatë një ndeshjeje të pjesës vjeshtore 2022/23 të stinorit, ndaj Lirisë/ Foto: TOPSPORTI/ D. S

Ylli i Rahovecit, zyrtarizohet te Prishtina


11 January, 2023 @14:02

Futbollisti 21-vjeçar i Rahovecit, që shkëlqeu aty në pjesën vjeshtore të stinorit, Jalen Miller Blesa, ka arritur marrëveshje me Prishtinën dhe sot është bërë edhe zyrtarisht lojtar i ri i bardhekaltërve.

Blesa ka shënuar 10 gola në 12 ndeshje për Rahovecin gjatë vjeshtës, duke e mbajtur ekipin në pjesën e epërme të renditjes tabelare, ndërsa ka bërë edhe dy asistime në proces.

Jalen Miller Blesa

Spanjollo-amerikani Blesa ka thënë se është i lumtur që i është bashkuar ekipit më të madh në Kosovë, ndërsa si synim ka përmendur garat evropiane me klubin e tij të ri.

Para Rahovecit, Miller ka luajtur për Istogun dhe Arlesey Town.


 
Të gjitha lajmet nga