Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA MBARËKOMBËTARE - FINALJA

Ylli me trofeun e radhës, fiton Superkupën Mbarëkombëtare

Ylli me trofeun e radhës, fiton Superkupën Mbarëkombëtare


17 October, 2021 @20:49

Skuadra e Yllit të Suharekës, pas triumfit në edicionin e parë të Ligës Unike, që ishte edhe trofeu i parë në histori të klubit dhe titullit të parë kampion në Kosovë, ka marrë përsëri trofe.

Kësaj radhe suharekasit kanë mposhtur Prishtinën në finale të Superkupës Mbarëkombëtare për të çuar një kupë tjetër në vitrinat e klubit.

Festa në Suharekë ka filluar, ndërsa ekipi i Yllit pritet të arrijë më së largu nesër për të festuar me tifozët.

Sa i përket lojës, gjithçka ka shkuar barabartë në pjesën më të madhe të ndeshjes, hiq çerekun e dytë kur Ylli bëri dallimin me 23-14, që doli të ishte edhe dallimi kryesor për triumf 76-67 [17-16, 23-14, 15-18, 21-19].

Mikaile Tmusic me 18 pikë ka qenë më efikasi te Ylli, ndërsa 17 pikë tjera i dha Erjon Kastrati.

Te Prishtina tre lojtarë me nga 12 pikë, Jan Palokaj, Nick Tomsick dhe Meriton Ismaili, nuk mjaftuan.

Kështu suharekasit tashmë bëhen me 3 trofe në basketboll, prej të cilave dy nga Liga Unike.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike