Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 10

Zenelaj, më i miri i javës

Zenelaj, më i miri i javës


TOP 10-shja e javës është bazuar sipas llogaritjeve statistikore të faqes eurobasket.com

30 March, 2016 @15:45

Paraqitja e shkëlqyer e Urim Zenelajt në xhiron XXVI përballë Vëllaznimit, e ka bërë atë basketbollistin më të mirë të javës.

Zenelaj me statistika rekorde të stinorit prej 45 pikëve e 22 kërcimeve, ishte lokomotiva e skuadrës së Yllit, që fitoi pa shumë mund kundër gjakovarëve.

Urim Zenelaj, rekorderi i pikëve të shënuara për një ndeshje në këtë stinor

Në vend të dytë u rendit Fisnik Rugova, i cili ishte më meritori në fitoren e Pejës në super-derbin përballë Sigal Prishtinës. Fisi u tregua i palëkundur përballë qendrave prishtinase Jason Washburn dhe Mohamed Abukar, derisa takimin e përmbylli me 27 pikë, 15 kërcime e 3 asistime.

Podiumin e kompletoi një tjetër basketbollist i Yllit, Erris Nushi, duke mos i dhënë kështu hapësirë asnjë basketbollisti të huaj në TOP 3-shen e javës.

REZULTATET E JAVËS

TABELA AKTUALE



TOP 10-shja e javës

1 Urim Zenelaj (Ylli) 45 pikë 22 kërcime -
2 Fisnik Rugova (Peja) 27 pikë 15 kërcime 3 asistime
3 Erris Nushi (Ylli) 27 pikë 5 kërcime 4 asistime
4 Granit Rugova (Bashkimi) 26 pikë 2 kërcime 3 asistime
5 Ronald Davis (Peja) 16 pikë 12 kërcime 4 asistime
6 Altin Morina (Ylli) 24 pikë 4 kërcime 1 asistim
7 Rokas Uzas (Bashkimi) 18 pikë 6 kërcime 4 asistime
8 Arian Qallaku (Vëllaznimi) 24 pikë 4 kërcime 1 asistim
9 Kevin Burwell (Peja) 17 pikë 6 kërcime 7 asistime
10 Endrit Hysenagolli (Bashkimi) 12 pikë 7 kërcime -

 
Të gjitha lajmet nga