Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKUPI 1-2 BALLKANI

1 gol epërsi dhe 90-minuta lojë, ndajnë Ballkanin nga historia

1 gol epërsi dhe 90-minuta lojë, ndajnë Ballkanin nga historia


18 August, 2022 @23:02

Përkundër epërsisë së hershme të shkupjanëve të drejtuar nga Goce Sedloski, Ballkani ka arritur të rikthehet në lojë dhe të përmbysë epërsinë e vendasve për të shënuar fitore në përballjen e parë të PlayOffit për Ligë të Konferencës ndaj Shkupit.

Suharekasit fituan në “Toshe Proeski” 1-2, me nga një gol të shënuar për pjesë, ndërsa ai i fitores nga Meriton Korenica ishte bukuri në vete që dha përfundimtaren Shkupi 1-2 Ballkani [Sunday 19 - Albion Rrahmani 23, Meriton Korenica 67].

Shkupi u mundua shumë për të barazuar pas epërsisë së Ballkanit në pjesë të dytë, mirëpo rastet e tyre fatmirësisht për suharekasit shkuan në humbje. Një shtyllë, një mos-qëllim i kornizës së portës nga 5-metërshi dhe disa mbrojtje të mira nga Damir Ljuljanovic bënë që Ballkani të shpresojë tashmë në histori.

Javën që vjen, Ballkani pret Shkupin në “Fadil Vokrri”, ndërsa ka një gol epërsi për 90-minutat e kthimit për të shpresuar në kualifikimin historik të një ekipi nga Kosova në fazën grupore të garës së re evropiane, Liga e Konferencës.

 


 
Të gjitha lajmet nga Conference League