100 PIKË
100 pikë në ndeshje nga një lojtar i vetëm!
17 April, 2016 @0:33
100 pikë në një ndeshje. Kjo statistikë ndoshta mund ta kompleksojë edhe yllin e NBA-së, Stephen Curry, mirëpo këtë e ka arritur basketbollisti i Tiranës, Genti Lasku, në ndeshjen kundër Flamurtarit në kuadër të kampionatit shqiptar.
Basketbollisti i ekipit nga kryeqyteti shqiptar ka shpërthyer përballë vlonjatëve, duke shënuar 11 trepikësha, derisa për dy pikë ka qenë i saktë plot 29 herë.
Ai ka shënuar 75.75 përqindëshin e pikëve të skuadrës së tij, derisa vetë rezultati ka treguar se ndeshja nuk kishte rivalitet, pasi ajo përfundoi me dallim prej 64 pikëve në të mirë të Tiranës, 132-68.
Në Kosovë, rekordin aktual për më së shumti pikë të shënuara në një ndeshje e mban basketbollisti aktual i Bashkimit, Granit Rugova, i cili gjatë stinorit 2010/11 sa luante për Sigal Prishtinën, kishte shënuar 110 pikë në ndeshjen kundër Mitrovicës, në kuadër të Superligës.