GOLDEN STATE WARRIORS

nba.com
14 fitore me radhë
11 December, 2014 @16:18
Skuadra më në formë në NBA për momentin, pa dyshim është Golden State Warriors.
Luftëtarët e Golden Statetit, janë duke i shkelur kundërshtart, të cilët e harruan shijen e humbjes në 14 ndeshjet e fundit.
Kësaj radhe e mposhtën një kundërshtar të fortë të Perëndimit, viktima e radhës ishte Houston Rockets, që u mposhtën me rezultat 105-93.
Si gjithmonë, dyshja Thomson, Curry, luajtën rolin kryesorë në fitoren e luftëtareve, ku Klay Thompson shënoi 21 pikë, ndërsa Stephen Curry shkëlqeu me 20 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.
Në anën tjetër, mundi i James Hardenit, shkoi huq, që luajti me 34 pikë e 7 kërcime, por nuk mjaftuan për t’i ndalur Warriorsat në top formë.
Kjo ishte fitorja e 14-të me radhë e Golden State, gjë që po vazhdon të jetë rekord në histori të klubit, me këtë seri femoneale. Djelmoshat e trajnerit Steve Kerr, në përgjithësi i kanë 19-të fitore, kurse sivjet ata pësuan vetëm dy herë dhe gjenden në maje të Konferencës Perëndimore gjithashtu të NBA-së në përgjithësi.