FITORE E MADHE
BOROZANI/Edrin Shkuliqi/Arkiv
Peja, ilaç për Kumanovën
10 December, 2014 @20:58
Peja është treguar e madhe sonte në Kumanovë. Ekipi i Boris Kurtovicit ka arritur t’i bëj ballë Kumanovës vendase, që ka qenë në seri të fitoreve në Balkan League dhe e pamposhtur në shtëpi.
Shpërthyen në fund
Mirëpo, kjo nuk i ka bërë fare përshtypje verdhezinjëve të cilët me lojë të mirë kanë arritur të qëndrojnë gjithmonë afër në rezultat dhe në çerek të fundit janë shkëputur edhe më për të fituar me 10 pikë epërsi.
Kjo ka qenë fitorja e tretë e Pejës në BIBL, derisa të gjitha skuadrat në grup kanë pikë të njejta, përveç Teodos së fundit.
Snajperët e Mocnikut
Jan Mocnik ka shpërthyer me 28 pikë, prej të cilave 5 treshe nga 8 tentime, ndërsa përveç tij edhe 5 basketbollistë tjerë të pejanëve shënuan pikë dyshifrore në fitoren e parë të tyre si mysafir.
Alban Veseli 11 pikë, 4 asistime; Drilon Hajrizi 15 pikë, 6 kërcime, Jozo Brkic 12 pikë 7 kërcime, Samir Shaptahovic 14 pikë e 4 asisitime dhe Teo Simovic me 10 pikë e 8 kërcime - kanë qenë kontribuesit tjerë kryesorë në fitore.
Kumanova, humbjet e vetme nga Peja
Te Kumanova më të dalluar kanë qenë dyshja serbe, Vukasin Mandic me 23 pikë, 5 asistime e 6 kërcime, si dhe transferi i fundit i tyre, i rikthyeri, Uros Lukovic që regjistroi double-double me 20 pikë e 10 kërcime - por nuk u mundësuan asgjë këto për ekipin maqedon që përjetoi disfatën e parë në vend si dhe të dytën në përgjithësi - të dy këto nga Peja.
Statistikat ekipore:
Kumanova | Peja | ||
Çereku i parë | 16 | 16 | |
Çereku i dytë | 24 | 19 | |
Çereku i tretë | 20 | 27 | |
Çereku i katërt | 23 | 31 | |
Kërcime | 34 | 37 | |
Asistime | 15 | 12 | |
Bllokada | 5 | 3 | |
Topa të vjedhur | 5 | 8 | |
Topa të humbur | 13 | 13 | |
Tentime për tre pikë | 6/25 | 11/28 | |
Tentime nga loja | 30/66 | 27/62 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 17/22 | 28/35 |
Statistikat individuale te Kumanova
1 | Vukasin Mandic | 23 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
2 | Uros Lukovic | 20 pikë | 10 kërcime | |
3 | Sasa Avramovic | 15 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Marjan Janeski | 12 pikë | 3 kërcime | |
5 | Aleksandar Kostoski | 6 pikë | 5 asistime | 2 kërcime |
6 | Aleksandar Shterjov | 4 pikë | 3 kërcime | |
7 | Marjan Mladenovikj | 3 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
Statistikat individuale te Peja
1 | Jan Mocnik | 28 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
2 | Drilon Hajrizi | 15 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
3 | Samir Shaptahovic | 14 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
4 | Jozo Brkic | 12 pikë | 7 kërcime | |
5 | Alban Veseli | 11 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
6 | Teo Simovic | 10 pikë | 8 kërcime | |
7 | Gerti Shima | 3 pikë |