Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA RANKING - QERSHOR 2022

2 fitore, 2 humbje - ngritje minimale

Foto: FFK

2 fitore, 2 humbje - ngritje minimale


23 June, 2022 @11:15

FIFA e ka publikuar renditjen e saj të re të kombëtareve, e ku Kosova ka shënuar përmirësim në krahasim me renditjen e kaluar.

Dardanët tani renditjen në pozitën e 106-të, duke e përmirësuar pozitën e tyre për një vend.

Përmirësimi i pozitës në renditjen e FIFA-s vjen pas katër ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij muaji, ku Kombëtarja e Kosovës realizoi dy fitore (kundër Qipros dhe Irlandës së Veriut) dhe dy humbje (kundër Greqisë) në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të rikthehen në skenë në muajin shtator, kur do t’i luajnë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Qipros në “Fadil Vokrri” dhe kundër Irlandës së Veriut në udhëtim.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova