SHKARKOHET PIOLI

2 pikë në 2 muajt e fundit!
10 May, 2017 @11:56
Inter ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin Stefano Pioli pas vetëm 6 muajsh pune me klubin. Neroazzurrët kanë bërë të ditur gjithashtu se Stefano Vecchi do të drejtojë skuadrën deri në fund të stinorit.
Pioli në 2 muajt e fundit morri vetëm 2 pikë me Interin, duke e bërë ekipin që të qëndrojë në pozitën e shtatë aktualisht me vështirësi për të marrë pjesë edhe në gara europiane stinorin që vjen.
Inter është duke përjetuar stinor aspak të mirë. Vecchi është trajneri i katërt për këtë stinor te Interi. Ekipi nisi stinorin me Roberto Mancinin, vazhdoi me Frank de Boerin dhe së fundi Piolin.