KRYETARI I KLUBIT KAMPION

Zeka: Do të ketë shpërblime për djelmoshat
9 May, 2017 @18:29
Kryetari i klubit të Trepçës’89 iu ka premtuar lojtarëve të tij shpërblime, pas triumfit ndaj Besës sot, që u ka siguruar atyre titullin e kampionit të Kosovës, për herë të , parë në histori të klubit.
“Kemi qenë disa herë nënkampion, por më në fund u shpallëm kampionë. Tash do të përfaqësojmë jo vetëm veten, por tërë qytetin, Kosovën dhe shqiptarinë në Europë. Do të ketë shpërblime për ekipin, besoj që do të na zbardhin fytyrën në gara europiane,” ka thënë Abedin Zeka, kryetar i klubit mitrovicas.
Trepça’89 ka siguruar titullin kampion në xhiron e XXX të Superligës, tre xhiro para fundit të stinorit.