STAT

Chelsea arrin 300-shin
8 May, 2017 @23:02
Skuadra që po drejtohet nga Antonio Conte këtë stinor, Chelsea, me fitoren e sontme ndaj Middlesbrough’së përveç që i është afruar shumë titullit kampion, ka arritur edhe një shifër interesante.
Chelsea është bërë ekipi i tretë në histori që ka arritur të shënojë 300 fitore në Premier Ligë, pas Manchester Unitedit me 347 dhe Arsenalit me 306 fitore.