FENIKS - LIBURN

Foto: Gent Polloshka / BOROZANI
Feniksi e mbyll sezonin me fitore
8 May, 2017 @11:52
Me rezultat 6-2 është mbyllur ndeshja mes dy skuadrave më të mira të futsallit kosovar në vitet e fundit. Feniksi e ka mposhtur skuadrën e Liburnit në Drenas, për ta mbyllur kështu kampionatin në vendin e parë. Në anën tjetër, Liburni e mbyll kampionatin në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Besën, por me bilanc me të mirë në përballjet direkte.
Golat e gjakovarëve u shënuan nga Selmanaj dhe Alaj.
Kjo ishte ndeshje në kuadër të xhiros së fundit të Superligës dhe tashmë çiftet e play-offit dihen. Faza play-off nis fundjavën që vjen, ndërsa në finale kalon skuadra që arrin 2 fitore.