BESIKTAS - FENERBAHÇE

Përjashtime, tensione por jo fitues!
7 May, 2017 @19:59
Pa fitues është mbyllur derbi i Stambollit mes Besiktasit e Fenerbahçes.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Aboubakarit në fundin e pjesës së parë, mirëpo mysafirët golin e gjetën në sekondat e fundit të ndeshjes dhe takimi u mbyll me barazim, edhe pse Besiktasi kishte më shumë raste për shënim gjatë gjithë ndeshjes.
Pak para fundit, Fenerbahçe mbeti me 2 lojtarë më pak në terren pas përjashtimeve të Skrtelit dhe Souzas, mirëpo këto nuk ishin të mjaftueshme për Besiktasin, që u dorëzua dhe pranoi gol.
4 xhiro para fundit Besiktasi ka 2 pikë më shumë se Basaksehiri, ndjekësi më i afërt, kurse Feneri mbetet në pozitën e tretë.
TABELA
1 | Besiktas | 65 pikë | ||
2 | Basaksehir | 63 pikë | ||
3 | Fenerbahçe | 57 pikë | ||
4 | Galatasaray | 52 pikë |