PRISHTINA-LLAPI

Daku e Hyseni, përmbysin Prishtinën
7 May, 2017 @18:24
Me dy gola të shënuara në 20 minutat e fundit të ndeshjes Llapi ka shënuar fitore ndaj Prishtinës si mysafire në Agron Rama sot, 1-2.
Pas pjesës së parë të kaluar pa gola, 0-0, Prishtina vendase përmes Basit Khalidit në formë ka marrë avantazhin në minutën e 57-të të ndeshjes.
Sidoqoftë, Llapi ka ditur të qetësojë situatën në radhët e ekipit dhe me penalltinë e Berat Hysenit ka barazuar në 1-1 në minutën e 72-të të ndeshjes.
Më pas, edhe përforcimi i skuadrës që tashmë është standard në 11-she, Mirlind Daku, ka shënuar një gol tjetër, për epërsinë 2-1 të Llapit që ka mjaftuar për fitore dhe tre pikë të reja për skuadrën mysafire.
Përndryshe, kjo është hera e parë që Arsim Thaqi mposhtet si trajner i Prishtinës prej se e morri detyrën nga Lutz Lindemann, ndërsa tashmë Llapi ka lënë pa vendin e dytë në klasifikim.