SKENDERBEU-VLLAZNIA

Çmenduri në Korçë, 7+, 3 penallti, 2 gola pas minutës 90!
6 May, 2017 @21:04
Skënderbeu dhe Vllaznia kanë zhvilluar një ndeshje që kishte gjithçka sonte në Korçë. Korçarët kampionë aktual kanë shënuar fitore në fund me rezultat 4-3, me Liridon Latifin që shënoi nga penalltia në minutën e pestë shtesë të ndeshjes.
Vllaznia ka zhvilluar ndeshjen e stinorit. Plot vullnet, dëshirë për fitore, deri në minutën e 90. E në minuatat shtesë Skënderbeu shpërtheu (për ditëlindjen e tij, të emrit)!
Rrjedha e rezultatit nisi me golin e shpejt të Çinarit në minutën e pestë për 0-1. Barazoi Hamdi Salihi nga penalltia pak para fundit të pjesës së parë 1-1.
Më pas, pjesa e dytë solli avancimin e sërishëm të shkodranëve. Alsid Tafili shënoi për 1-2.
Reagoi Salihi për 2-2 në minutën e 72-të. Por, Bakaj i Vllaznisë riktheu avantazhin për shkodranët në minutën e 75-të, 2-3.
Pasoi vrullshëm një Skenderbe me tërë forcat në sulm duke ditur rëndësinë e tre pikëve. Muzaka në minutën e 90+1 shënoi për barazim.
Dhe kur mendohej se ekipet do të ndanin pikët. Latifi kroson kornerin në minutën e 94-të, mbrojtësi i Vllaznisë Cicmil luan me dorë për penallti dhe karton të kuq (2 të verdha).
Latifi i sigurt nga pika e bardhë për afrim të kreut dhe për të çuar kampionatin në ethe në ditët e fundit të majit!
4 xhiro para fundit të kampionatit, shikoni ndeshjet e radhës, orarin dhe tabelën aktuale që nuk do shumë shpjegim. Dramë në fund të stinorit në Kategorinë Superiore për të përcaktuar kampionin e stinorit 2016/17.