RAMIZ DERVISHI, PAS NDESHJES

Foto: KF Feronikeli
Dervishi: Fitore jo e lehtë
6 May, 2017 @19:07
Trajneri i ri i Feronikelit, Ramiz Dervishi, që ka marrëveshje me ekipin deri në fund të këtij stinori pas largimit të Afrim Tovërlanit, ka qenë i kënaqur me ekipin e tij pas fitores, mirëpo, atë e ka vlerësuar jo të lehtë.
“Nuk ka qenë fitore e lehtë, edhe pse rezultati tregon ashtu. Lojtarët janë angazhuar mjaft dhe jam i lumtur me fitoren,” ka thënë Dervishi, që ka debutuar si trajner i parë i Feronikelit sot në fitore ndaj Besës, 4-1.
Feronikeli është kampion aktual i Superligës, por ka mbetur 10 pikë larg liderit Trepça’89 edhe 4 xhiro pa përfunduar stinori.