BALLKANI-ISTOGU

Ballkani bën hap drejt shpëtimit
6 May, 2017 @18:15
Ballkani i Suharekës ka shënuar fitore tepër të rëndësishme sot në luftë për ikje nga barazhi i Ligës së Parë për rënie.
Ekipi suharekas ka mposhtur Istogun që është në rrezik të rënies direkte nga Liga e Parë me rezultat 3-2.
Ballkani tash ka 27 pikë nga 25 ndeshje, ndërsa gjendet në pozitën e 10 sot. Ndërkaq Istogu ka rënë në pozitën e 15 me 22 pikë nga po aq ndeshje.