DEKLARATA E TRAJNERIT TË TREPÇËS'89

Ramadani: Po shihet pse jemi të parët
5 May, 2017 @19:34
Trajneri i Trepçës’89, Zekirija Ramadani, që pritet të hyjë në histori të klubit duke i bërë ata për herë të parë kampionë, pas ndeshjes ka thënë se është i kënaqur me ekipin, posaçërisht me faktin që lojtarët kanë treguar forcën e tyre në ndeshje.
“Ka qenë paraqitja më e mirë e jona këtë stinor. Ndaj Gjilanit asnjëherë nuk është lehtë, e posaçërisht t’i shënosh dy gola për 10 minuta. Tashmë po shihet se jemi me fat apo me meritë në pozitë të parë,” ka thënë Ramadani për mikrofonin e Supersport pas ndeshjes së fituar.
Trepça’89 ka ikur 11 pikë në krye nga Prishtina, 4 xhiro pa përfunduar stinori. Mitrovicasit sot shkelën Gjilanin 5-2.