CELTA VIGO - MANCHESTER UNITED

Rashford vendimtar, United drejt Stokholmit!
4 May, 2017 @23:00
Pas triumfit të Ajaxit mbrëmë ndaj Lyonit, gjysmëfinalja tjetër e Europa Ligës i ka takuar skuadrës së Manchester United.
20 herë kampioni i Anglisë zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në udhëtim te Celta Vigo dhe takimin e mbylli me fitore 0-1, rezultat i cili i jep avantazh të konsiderueshëm në ndeshjen e kthimit në ‘Old Trafford’.
Përkundër dominimit dhe disa rasteve për shënim në pjesën e parë, goli i anglezëve u vonua deri në minutën e 67’, moment në të cilin Marcus Rashford shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë. Më pas, rastet vazhduan mirëpo gola tjerë nuk pamë dhe ndeshja u mbyll me rezultat përfundimtar 0-1.
Ndeshja e kthimit luhet të enjten e ardhshme në të njëjtin orar.
0-1 Marcus Rashford Goal 04.05.2017 HD by dailyfootballkick