FIFA RENDITJA, MAJ 2017

Vazhdon rënia e Kosovës në renditjen e FIFAs
4 May, 2017 @11:53
Kosova ka vazhduar të pësojë rënie në renditjen mujore të reprezentacioneve që e publikon FIFA përmuajshëm.
Dy muaj më parë ishte mbi IRJ Maqedoninë, ndërsa tash me dy rënie të njëpasnjëshme, gjendet në mesin e ishujve anekënd oqeaneve.
Kosova këtë muaj ka rënë prej pozitës 170 në atë 172.
Dueli i radhës për Kosovën është kualifikuesja me Turqinë në Shkodër më 11 qershor.