PARA NDESHJES: REAL-ATLETICO

Derbi madrilen, kësaj radhe për finale
2 May, 2017 @14:58
Real Madrid pret Atletico Madridin sonte në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu.
Dy finalet e kaluara të Ligës së Kampionëve në tre vitet e fundit janë luajtur nga pikërisht këto ekipe dhe dy herë fitues ka dalë ekipi më i famshëm i Madridit, Reali.
Fjala kryesore e Zinedine Zidane ka qenë: “Ne nuk jemi favoritë në këtë ndeshje,” në konferencë për shtyp para lojës.
PIKAT KRYESORE:
-Takimi i pestë i ekipeve madrilene në gara europiane;
-Real ka fituar 2 herë Atleticon në 2 finalet e Ligës së Kampionëve, të zhvilluara në 3 vitet e fundit;
-Real, me gjysmëfinalen e shtatë radhazi në Ligë të Kampionëve;
-Në total, gjysmëfinalja e 28 për Realin;
-Përballja e fundit mes tyre përfundoi 1-1 në Bernabeu, prill 2017.
FORMACIONET E MUNDSHME:
REAL MADRID: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modrić; Isco, Benzema, Ronaldo.
ATLETICO MADRID: Oblak; Hernández, Godín, Savić, Filipe Luís; Ñíguez, Koke, Gabi, Carrasco; Griezmann, Gameiro.
BASTORET:
Favorit i madh për fitore është Real Madridi. Mbretërit janë kuotuar me 1.75 për fitore. 3.6 është barazimi sonte, ndërsa fitorja e Atletico Madridi kuotohet me 5.5.