INTER-NAPOLI

Harakiri i Nagatomos, i jep fitoren Napolit të Hysajt
30 April, 2017 @23:37
Napoli i Elseid Hysajt ka shënuar fitore të rëndësishme në ndjekje të një vendi që siguron Ligën e Kampionëve për stinorin tjetër, në dëm të Interit.
Në fakt, ka mjaftuar një gabim fatal i mbrojtësit japonez të Interit, Yuto Nagatomo, që Jose Callejon e konkretizoi menjëherë për fitore, 0-1.
Inter me këtë humbje të sontme ka çuar në 6 ndeshjet pa fitore në Serie A, prej të cilave 4 humbje.
Ndërsa Napoli ka shënuar fitoren e tretë në 4 ndeshjet e fundit.