TOTTENHAM-ARSENAL

Fotografitë: premierleague.com
Spurs fiton derbin, Wenger: njëherë në 20 vjet
30 April, 2017 @20:19
Tottenham Hotspur ka shënuar fitore tepër të rëndësishme ndaj rivalit të përbetuar, Arsenal, 2-0, me dy gola të shënuara brenda 146 sekondave lojë (Alli 55’, Kane 58’).
Kjo fitore përveç që ka gëzuar jashtë mase të bardhët e Londrës Veriore, në derbin lokal, ka mbajtur gjallë shpresat e tyre për titull kampioni duke qenë vetëm 4 pikë larg Chelseat lider, me 4 ndeshje për të luajtur, deri në fund të stinorit.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Pas ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i pyetur për stinorin ku Tottenham do të jetë përmbi Arsenalin në klasifikim, ka thënë:
“Qëllimi ynë asnjëherë nuk ka qenë të përfundojmë mbi Tottenhamin, por të marrim titullin. Natyrisht, e logjikshme është që njëherë në 20 vjet, Tottenham të përfundojë mbi ne në klasifikim!”
NOTAT E LOJTARËVE:
SPURS: Lloris 7, Trippier 7, Alderweireld 7, Vertonghen 8, Davies 7, Dier 7, Wanyama 7, Son 7, Eriksen 8, Alli 8, Kane 8. Subs: Dembele n/a, Walker n/a, Sissoko n/a. | |||
ARSENAL: Cech 8; Gabriel 5, Koscielny 7, Monreal 6; Oxlade-Chamberlain 6, Ramsey 7, Xhaka 6, Gibbs 7; Ozil 5, Sanchez 6; Giroud 5. Subs: Welbeck 6, Bellerin 6, Walcott n/a. |