DERBI SHQIP

Stadiumi i KF Shkupit, Çair, Shkup.
Shkupi-Shkëndija, sot
30 April, 2017 @11:52
Sot me fillim në ora 16:00 në Çair të Shkupit, KF Shkupi pret KF Shkëndijën në derbin shqiptar të elitës së ligës maqedonase në futboll.
Dueli pritet të zgjojë interesim të madh në adhuruesit e futbollit atje, ndërsa Shkupi ka bërë të ditur se biletat kanë dalë në shitje dje me çmim prej 100 denarësh (1.7 euro).
Para kësaj ndeshjeje, Shkëndija është e dyta me 58 pikë nga 29 xhiro, ndërsa Shkupi me 32 pikë nga po aq ndeshje, i shtati në klasifikim.
Përderisa Shkëndija është larg kapjes së Vardarit në krye të ligës 10 pikë, fitorja për Shkupin duket më e nevojshme, pasi që duhet të largohen edhe më nga zona e rrezikshme e PlayOutit.