GJILANI - FERONIKELI

Feronikeli mposhtet, Trepça ‘89 pranë titullit
29 April, 2017 @17:09
Me rezultat 1-0 është mbyllur takimi i luajtur sot mes Gjilanit e Feronikelit në Gjilan, rezultat ky i cili i konvenon më së shumti Trepçës ‘89, e cila tashmë krijon distancë të konsiderueshme në krye.
Skuadra e Gjilanit fillimisht zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, me 2-3 raste të krijuara nga Armend Thaqi, mirëpo finalizimi mungoi në secilin rast. Rast për shënim kishte edhe Zgjim Mustafa në fillim të takimit, mirëpo golin e mohoi portieri Faton Maloku. Goli i fitores erdhi në pjesën e dytë nga Gëzim Rusi i inkuadruar nga banka rezervë. Rusi shënoi pas një asistimi fenomenal të Haxhimusës, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, avantazh ky që u ruajt deri në fund të takimit.
Kampioni në fuqi i Kosovës në anën tjetër provoi ta gjente barazimin, mirëpo goli nuk erdhi në asnjë moment dhe takimi u mbyll 1-0, duke bërë kështu që diferenca mes Trepçës ‘89 dhe Feronikelit në tabelë të jetë 10 pikë kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund.