Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR VIKEND

Fundjavë e nxehtë në Itali!

Fundjavë e nxehtë në Itali!


Shkruan: Luan MORINA

28 April, 2017 @16:12

Nga pesë ndeshje të përzgjedhura për këtë fundjavë, dominojnë ato nga Serie A, ku priten duele mjaft interesante.

Përveç tyre, në 5 të përzgjedhurat kanë arritur të futen Tottenham - Arsenal dhe Real Madrid - Valencia.

1. Real Madrid - Valencia (e shtunë, ora 4e15)

Të shtunën prej orës 1 luhet derbi ‘old firm’ ndërmjet Rangers e Celtic, mirëpo këtë vit ky duel ka qenë një shtrim zullumi i protestantëve mbi katolikët në çdo përballje. Më interesante do të ishte të shihni edhe ekipin B të Realit të Madridit.

a

Janë pak ekipe që e kanë luksin të kenë një ekip rezervë të talentuar si të Realit. Dhe ky ekip do të fitonte jo vetëm Ligën e Skocisë, por edhe atë të Portugalisë e Francës. Lirshëm mund të them që asnjë ekip në botë nuk ka ekipin rezervë më të mirë se madrilenët. Prandaj, me një rotacion të mençur, Reali mund të mbaj hapin me Barcelonën në La Liga dhe ndoshta edhe titullin e dymbëdhjetë në Evropë. Nga ky misioni i fundit mund ta ndal vetëm ‘mallkimi’ i përsëritjes së titullit të kësaj gare.

2. Roma – Lazio (e diel, ora 12e30)

Ky do të duhej të ishte sezoni më i mirë i Romës dhe Lazios. Derisa suksesi i zakonshëm për të parët nuk mungon – gjithnjë në ndjekje të Juventusit nga distanca; për Lazion ky sezon është sukses i papritur në këtë masë, por edhe shpërblim për një strategji të mençur të përdorur viteve të fundit – thithja e talenteve nga vende jo të zakonshme për Italinë dekadave të fundit.

p

Nëse vazhdojnë të zhvillohet të dyja me këtë ritëm, dhe këndelljen e ekipeve nga qyteti i modës futbollit, Milano, Serie A mund të kthehet në fillet e 90tave.

3. Crotone – Milan (e diel, ora 3)

Që nga viti 2014 nuk ka mbetur ekip që s’ka mposhtur Milanin. Edhe Pro Vercelli, kampion i shumëfishtë italian po të dilte para do ti mposhte, e Alessandria ka qenë afër. Edhe sivjet vazhdojnë këngën e vjetër – luajnë mirë kundër ekipeve të mëdha, humbin nga të dobëtat. Shumëkush mund të arsyetonte motivimin, por si do ti mungonte motivimin Palettas të cilit jeta i ka shkuar me ekipe inferiore?!

d

Një faj i madh i shkon edhe Montellas i cili akoma heziton të luaj me dy sulmues edhe kundër Pescaras e cila është shportë golash, beson në aftësitë e jashtëzakonshme të Sosas e Matit në mesfushë, dhe vazhdon traditën e mbrojtësve të krahut ku i djathti luan në të majtë, e i majti në të djathtë, traditën e ruajtur që nga koha e Luca Antoninin nën drejtimin e Ancelottit. Javën e kaluar Empoli bëri një hap serioz drejt mbijetesë falë Milanit, këtë javë e ka radhën Crotone!

4. Tottenham – Arsenal (e diel, ora 5e30)

Wenger thotë që Arsenali ka shanse edhe për pozitën e tretë. Dhe e vërtetë është kjo. Shanset janë aty vetëm se duhet konkretizuar dhe pritur që ekipet e Manchesterit të dështojnë në ditët në vijim. Pse jo edhe Liverpooli? Arsenalit i duhet revolucion i thellë, largim i lojtarëve me emër e pa kontribut duke nisur nga Ozil.

p

Tottenhamit i duhet vetëm edhe pak përvojë të cilën veçse e kanë arritur këtë sezon, bashkë me vazhdimin e kontratave të gjithë lojtarëve pothuajse. Derbit e Londrës së fundmi kanë qenë shumë më të mirë se sa të Manchesterit. Sigurisht që më lehtë luan nëse nuk investon 200 milionë euro në një verë, dhe të mbetesh pa titull (e mos vet edhe pa Champions!!!)

5. Inter – Napoli (e diel, ora 15n9)

Edhe Napoli sikur Roma është fajtore për bajatllëkun e Serie A. Gjithnjë mbesin disa hapa mbrapa Juventusit dhe thjesht nuk kanë kapacitet të gjerësisë së ekipit për të konkurruar ‘zonjën e vjetër’. Kanë krijuar një thelb të mirë të ekipit me Hamsikut, Albiolin, Callejonin. Kanë një mesfushë goxha të talentuar e cila mund të ju sjell suksese në periudhën afatgjatë, pos nëse blihen nga Juventus.

p

Në anën tjetër Interi po dëshpëron. Për dallim nga rivalët e tyre të qytetin kanë investuar, por vendimmarrja jashtë fushës ka qenë e gabuar. Vazhdon të jetë ashtu. Janë akoma disa molla të kalbura, dhe mbi të gjitha vërehet mungesa e liderit shpirtëror në fushë. Por, shpresë ka akoma për të dyja. Nëse për asgjë për një futboll të bukur.

Përndryshe…

E nëse nuk ju mjaftojnë këto ndeshje futbolli, atëherë ju rikujtojmë që e diela sjell tri orare nga Premier League duke nisur në ora 1 në drekë; Vitesse e Rashicës takohet të njëjtën ditë në ora 18 kundër AZ në finale të Kupës së Holandës; Vettel do të provoj të mbaj ritmin me Mercedesin në GP e Rusisë; e për fansat e snukerit ky vikend sjell gjysmëfinalet dhe finalen që si zakonisht mbyllet të hënën. Jashtë sportit, të dielën nis seria fantastike ‘American Gods’, si dhe rikthehet ‘Star Trek’ me serinë ‘Discovery’.


MARCA

Real pranë De Geas

Premier League/La Liga

Real pranë De Geas

28/04/17 @ 13:21

MINIMUMI I SHUTAVE

City s’la Unitedin të shutojë!

Premier League

City s’la Unitedin të shutojë!

28/04/17 @ 09:52

GRANIT XHAKA!

7 statistika, që vërtetojnë se Xhaka luan më mirë sesa që mendohet!

Premier League

7 statistika, që vërtetojnë se Xhaka luan më mirë sesa që mendohet!

28/04/17 @ 09:33

CITY-UNITED

Qetë në derbin e Manchesterit

Premier League

Qetë në derbin e Manchesterit

27/04/17 @ 23:04

11-SHET

Formacionet zyrtare: City - United

Premier League

Formacionet zyrtare: City - United

27/04/17 @ 20:20

FIFA

Shqipëria gjobitet nga FIFA

Russia 2018/Shqipëria

Shqipëria gjobitet nga FIFA

27/04/17 @ 20:06

REFERËT E XHIROS XXVIII

Nuza drejton ndeshjen Llapi-Liria

FFK Superliga

Nuza drejton ndeshjen Llapi-Liria

27/04/17 @ 15:55

NË PODUJEVË

Afro 1 mln. euro për tribunat e Llapit

FFK Superliga

Afro 1 mln. euro për tribunat e Llapit

27/04/17 @ 14:01

MASSIMILIANO ALLEGRI

Allegri vendos të ardhmen

Serie A/Transfere

Allegri vendos të ardhmen

27/04/17 @ 12:56

PAS DEBUTIMIT

Celina i lumtur me debutim

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë

Celina i lumtur me debutim

27/04/17 @ 12:48

ROSSONERI

Pulisic e Giroud vazhdojnë me gola, Milan bëhet lider

Serie A

Pulisic e Giroud vazhdojnë me gola, Milan bëhet lider

26/08/23 @ 23:27

SULMUESI SPANJOLL

Morata mund të rikthehet te Juve, nëse Kean shkon!

Serie A/La Liga/Transfere

Morata mund të rikthehet te Juve, nëse Kean shkon!

23/08/23 @ 15:33

FIORENTINA

Interesimi i madh, Fiorentina s’e fut në listë Amrabatin!

Serie A/International

Interesimi i madh, Fiorentina s’e fut në listë Amrabatin!

23/08/23 @ 15:18

ROSSONERI

Marco Pellegrino - përforcim i radhës te Milani

Serie A/International/Transfere

Marco Pellegrino - përforcim i radhës te Milani

23/08/23 @ 11:37

ROSSONERËT FITOJNË

Pulisic debuton me gol, Milan fiton

Serie A

Pulisic debuton me gol, Milan fiton

21/08/23 @ 23:54

ROMELU LUKAKU

Mund të përfundojë në Tottenham

Premier League/Serie A/International/Transfere

Mund të përfundojë në Tottenham

16/08/23 @ 14:10

RIKTHEHET AUSTRIAKU

Inter para zyrtarizimit të Arnautovicit

Serie A/Transfere

Inter para zyrtarizimit të Arnautovicit

16/08/23 @ 13:49

PORTUGEZI NË ROMË!

Roma zyrtarizon Renato Sanchesin

Serie A/Ligue 1/Transfere

Roma zyrtarizon Renato Sanchesin

16/08/23 @ 13:32

NERAZZURRI

Inter zyrtarizon Carlos Auguston

Serie A/Transfere

Inter zyrtarizon Carlos Auguston

15/08/23 @ 19:01

MILAN E LIRON PËR PAK PARA

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

Serie A/International/Transfere

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

30/07/23 @ 19:59


 
Të gjitha lajmet nga Serie A