GRANIT XHAKA!

7 statistika, që vërtetojnë se Xhaka luan më mirë sesa që mendohet!
nga Squawka
28 April, 2017 @9:33
Faqja e specializuar për statistika futbollit, Squawka, ka marrë nën llupë mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.
Kështu, ajo ka nxjerrë të dhëna të sakta nga ky stinor i Premier Ligës, duke dëshmuar se Xhaka është duke luajtur shumë më mirë sesa që thuhet në media.
PIKAT NË FAVOR TË XHAKËS:
1.
Granit Xhaka është në maje të listës së pasuesve në Premier Ligë këtë stinor.
2.
84% i saktë në nxjerrje topi. Reprezentuesi i Zvicrës ka arritur që të bart topin në pjesën më të madhe të rasteve nga mbrojtja në sulm.
3.
I dyti në ligë, për pasime ‘fatale’ të thella. Menjëherë pas Paul Pogbas, Granit Xhaka është njeriu që ka provuar më së shumti që të jep pasimin final për sulmin e ekipit prej pjesës së vetë të fushës në 16-shen kundërshtare.
4.
Asnjë lojtar i Arsenalit nuk ka fituar topa më shumë sesa Xhaka, pasi që ka shkuar ‘me start’ te lojtari rival. Xhaka këtë e ka arritur 52 herë këtë stinor.
5.
Më kreativi nga thellësia. Asnjë lojtar i Arsenalit nuk ka krijuar më shumë raste për ekipin nga pjesa e vetë e fushës.
6.
Specialist i topave të gjata. Xhaka është i pesti në Premier Ligë për pasime të gjata në renditje. Henderson, Alderweireld, Dier dhe Pogba janë para tij.
7.
Krijimi i rasteve. Vetëm Mesut Ozil ka krijuar raste për gol më shumë se Xhaka te Arsenali. Gjermani ka thurrë 12 herë raste për gol për Arsenalin këtë stinor, ndërsa Xhaka 10.