VENDIMI I KOMISIONIT DISCIPLINOR

Foto: KF Llapi/ Facebook
Llapi, një ndeshje pa shikues
26 April, 2017 @23:47
Për shkak të incidenteve në ndeshjen Llapi-Drenica në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, Komisioni Disciplinor i FFK-së ka suspenduar terrenin e këtij ekipi për një ndeshje pa shikues!
Si arsye në Vendimin e KD-së është shkruar: për shkak të hedhjes së flakadanëve gjatë zhvillimit të ndeshjes, fyerje dhe sharje në kor, hedhje e gurëve pas fundit të ndeshjes drejtuar ekipit mysafir, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe inçizimeve televizive, dënohet KF Llapi me zhvillmin e një ndeshjeje sipas radhës në fushën e vet në cilësi të nikoqirit pa pranië e spektatorëve.
Llapi ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Lirisë në kuadër të Superligës së Kosovës. Kjo ndeshje luhet të shtunën dhe fillon në ora 15:00.