CRYSTALPALACE-TOTTENHAM

Eriksen mban Spursat në lojë për titull!
26 April, 2017 @22:50
Mesfushori danez i Tottenham Hotspursit, Christian Eriksen, me golin e shënuar 12 minuta para fundit të ndeshjes ndaj Crystal Palace’it sonte, ka mbajtur në luftë për titull ekipin e tij.
Tottenham i Mauricio Pochettinos ka bërë të ditur se është ekip tepër serioz sonte duke shënuar fitore në mysafirllëk të vështirë, ndaj një Crystal Palace që po lufton për mbijetesë dhe nën Sam Allardyce‘in po tregon lojëra të mira.
Spurs tash janë vetëm 4 pikë larg Chelseat lider, 4 xhiro para fundit, të dyja me nga 5 ndeshje për t’i zhvilluar deri në fund të stinorit.