PAUL POGBA

Telashe për Mourinhon para derbit!
26 April, 2017 @15:49
Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen derbi që zhvillohet nesër ndërmjet ekipit të tij dhe Manchester Cityt, shkruan Eurosport pak më parë.
Pogba është lënduar dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshje, shkruan njoftimi, ndërsa Jose Mourinhos i shtohen tashmë telashet para derbit, kur dihet se mungojnë edhe Zlatan Ibrahimovic, Juan Mata, Marcos Rojo e Chris Smalling.
Derbi zhvillohet në Etihad me fillim prej orës 21:00 nesër mbrëma.